Pamje nga Skenderaj

Nesër fillojnë punimet në dy rrugë në Skenderaj

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të fillojnë punimet në projekte infrastrukturore në komunën e Skenderajt.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve do të marr pjesë edhe ministri Pal Lekaj.

Dy projektet të cilat do të nisen nesër janë rruga Skenderaj – Vushtrri dhe rruga Kotorr – Qubrel.

Të dy këto rrugë janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.