Foto: Kallxo.com

Nesër ditë zie në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se dita e nesërme në Kosovë do të shpallet ditë zie nga ana e Presidentit Hashim Thaçi, në nderim të policit të rënë në detyrë dje në Istog, Izet demajt.

Haradinaj, i cili e nisi ditën sot me një vizitë në Policinë e Kosovës, premtoi mbështetje për Policinë në luftën kundër krimit.

“Kam ardhë të ju shpreh ngushëllime dhe t’i jap përkrahje policisë. Nuk kemi zgjidhje tjetër pos mos me leju që kriminelët ta marrin ligjin në dorë në Kosovë”, tha Haradinaj.

“Dje kanë mundur të vriten gra e fëmijë, i keni parë skenat. Institucionet e Kosovës do t’i marrin të gjitha veprimet për ta përkrahur Policinë”, shtoi ai.