Nënkryetari i PDK-së: Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i papranueshëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherazi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendimi i sotëm i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e tri universiteteve publike është i papranueshëm dhe i nxituar.

“Është i nxituar dhe aspak i pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinjë në Universitetet Publike të Prizrenit, atë të Pejës dhe Mitrovicës. Ka qenë sfidë e vërtetë themelimi i tyre vite më parë dhe asesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve për të studiuar në këto universitete”, ka deklaruar Hoxhaj.

Peja, Prizreni dhe Mitrovica mbeten pa Universitete Publike

Ai ka paralajmëruar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje, duke thënë se do të funksionalizohen universitetet publike në Pejë, Prizren e Mitrovicë.

“Megjithëse ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit. Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të funksionalizuar këto universitete, ashtu sikurse do të kërkoj gjithnjë cilësi dhe kushte më të mira”, ka shkruar në “Facebook” zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Sot, po ashtu ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili kundërshtoi vendimin e KShC-së.

Pas raportimit të KALLXO.com reagon Haradinaj për mosakreditimin e universiteteve publike

www.kallxo.com