Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri | Foto: Atdhe Mulla

Nënkryetari i LDK-së: Puna e mbarë pa ne!

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar, siç thotë ai, dy fjalë për ata që po e ftojnë LDK’në pas miratimit të Rezolutës.

“E miratuat rezolutën sipas ‘kompromiseve’ mes PAN’istave e PSD. Na përjashtuat nga mundësia e ndërtimit të unitetit. Shkelët mbi vullnetin e ofruar politik në tryezat politike”, ka shkruar ai.

Sipas Hazirit, dialogu i brendshëm dhe rezolutat e ofruara nuk iu mjaftuan, por PAN dhe PSD shikuan numrat në sallë dhe kërkuan të tregojnë forcën e numrave.

“Por, forca e numrave nuk iu siguron ratifikim”.

Ai thotë se këto parti e kanë ndarë politikën e Kosovës, mirëpo nuk mund ta ndajnë Kosovën kurrë.

“Ajo do të bëhet edhe më e madhe dhe më unike. Për këtë ju siguroj. Ashtu siç e siguruat ekipin e presidentit Thaçi! Puna e mbarë pa Ne!”.