Foto e marrë nga sajti i CNN

Nënë Tereza Shpallet e Shenjtë

“E shpallim Terezën e bekuar të Kalkutës të shenjtë dhe e vendosim në mesin e të shenjtëve, duke kërkuar që  ajo të nderohet si e tillë nga e tërë Kisha”, ka thënë papa Françesku duke e lexuar “formulën e shenjtërimit”.

Papa argjentinas drejtoi sot meshën e shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Terezës.

Nga sot, laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, do të quhet Shën Tereza.

Mesha e shenjtërimit të Nënë Terezës ka filluar në ora 10:30 dhe është duke vazhduar edhe tani.

Rreth 100,000 njerëz nga e mbarë bota, përfshirë edhe delegacione të larta shtetërore, kanë marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të humanistes shqiptare në sheshin Shën Pjetri në Vatikan.

http://kallxo.com/dita-e-shenjte/