ARKIV - Nenad Rikallo

Nenad Rikallo nuk del të raportojë para Komisionit Parlamentar

Miinistri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo nuk është është paraqitur në Kuvendin e Kosovës për të raportuar para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019.

Sipas zëvendësit të tij, ministri nuk është paraqitur në komision për shkak të arsyeve politike

Anëtari i Komisionit, Salih Zyba (LVV), tha se ai ka insistuar që ministri Rikallo të jetë prezentë në këtë mbledhje.

“Të kemi arsyetim pse nuk ka ardhur ministri të raportojë. I njejti ka deklaruar se do të jetë këtu por nuk është. Ndërkaq, i kam teknike për buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë. Do të kërkoj të ndryshohen”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Komisionit Muharrem Nitaj tha se ka kërkuar që ministri Rikallo të jetë në komision.

“Me gjasë ministri ka pasur arsye të agjendës apo arsye të tjera të cilat presim të na i tregojë zv. ministri”, tha Nitaj

Mevludin Krasniqi, zëvendësministër i Bujqësisë tha se për arsye politike dhe të aktualitetit ministri Rikallo nuk ka ardhur në Kuvend për raportim.

“Arsyejeja e mungesës është për çështje politike aktuale që kanë qenë në Kosovë. Ne po mundohemi që ta zëvendësojmë dhe  t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona që qytetarët për asgjë të mos mbesin mrapa. E gjithë puna e mirë është bërë edhe  falë këtij komisioni”, tha ai.

Edhe deputetja Besa Gaxherri (LDK) e kritikoi mospjesëmarrjen e ministrit Rikallo në komisionin parlamentar.

“Ky rast politik është tejkaluar qe prej fillimit të vitit, edhe pse në raste te tjera nuk i pranojmë mospjesëmarrjet e ministrave”, tha ajo.

Zv. ministri megjithatë insistoi se ministri është i rregullt në punën e tij.

“Ministri Nenad Rikallo, cdo ditë del në punë dhe i kryen obligimet e veta. Gati cdo ditë. Aktivitetet në ministri nuk kanë mbetur mrapa për shkak të arsyeve të tjera politike”, tha Krasniqi.

Lista Serbe kufizoi fushëveprimin e saj brenda Qeverisë, pasi që institucionet e Kosovës, më 26 mars, kishin arrestuar shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili, siç u tha, kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Që nga atëherë, ministrat e kësaj partie kanë funskionuar si të dorëhequr.

https://kallxo.com/ministrat-e-listes-serbe-e-vazhdojne-punen-ne-doreheqje/