FOTO ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Nëna me Tre Fëmijë Detyrohet të Jetojë në Bodrum

Një grua nga Prishtina me tre fëmijët e saj kanë jetuar në bodrumin e shtëpisë për disa ditë për shkak të dhunës dhe kanosjes nga kryefamiljari i tyre.

Viktima, sipas raportit zyrtar të Policisë, është ankuar për dhunë psikike e fizike nga bashkëshorti, i cili përfundimisht më 18 prill e kishte dëbuar nga shtëpia duke e detyruar të jetojë në bodrumin e shtëpisë.

Ankesa e viktimës e ka vënë në lëvizje Policinë. Këta të fundit raportojnë se e kanë arrestuar të dyshuarin, i cili pas konsultimeve me mjekun është dërguar në tretman mjekësor.