Plagosja e mësueses në shkollën e Prishtinës e akuzuara dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Mbrojtja B. D. e akuzuar për therjen me thikë të mësueses V. P., ka kërkuar ekzaminim psikiatrik për 38 vjeçaren.

Avokati Vahid Halili, kërkoi të bëhet ekzaminimi psikiatrik i nënës e cila akuzohet se kishte therur me thikë mësuesen e nivelit parashkollor në Shkollën “7 Marsi” në Prishtinë.

Gjykatësi i rastit, Lutfi Shala, aprovoi kërkesën e mbrojtësit dhe dha urdhër që e akuzuara të dërgohet në psikiatrinë forenzike në Prishtinë.

Pas këtij vendimi, seanca fillestare është ndërprerë.

Në bazë të aktakuzës, e akuzuara B. D. me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta personin zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në shkollën fillore “7 marsi” , lagja Emshir në Prishtinë në prani të nxënësve, duke e goditur atë me thikë tri herë.

Dëshmitares e cila ishte munduar të ndalonte, e pandehura i ishte drejtuar me fjalët “krejtve ko me ju pre, e ma zi ko me ta bo ty”.

 

https://kallxo.com/gruaja-qe-dyshohet-se-theri-me-thike-mesuesen-sot-del-para-gjykates/?fbclid=IëAR3mx-NMRxConQGnLCËdT9Al37g5n6EUPp77mrSosMgghF1jijerZUpXi60

.