Drejtori i policisë Nehat Thaçi | Foto: KALLXO.com

Nehat Thaçi i Policisë Synon T'i Drejtojë Burgjet

Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, ka vendosur t’i hyjë sfidës për t’i drejtuar Burgjet e Kosovës.

KALLXO.com mëson se Thaçi i ka hyrë garës për të parin e Burgjeve në një garë me katër kundërkandidatë.

Nehat Thaçi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ka vendosur të lërë Policinë pasi ka thënë se motivet do i japë nëse ftohet për intervistë për këtë pozitë.

Thaçi ishte bërë fytyrë e diskutuar kur ishte arrestuar nga Policia e Serbisë nën dyshimet për krime lufte.

Ai ishte lënë i lirë për t’iu rikthyer pozitës së tij të drejtorit rajonal në Mitrovicë.

 

http://kallxo.com/lirohet-nehat-thaci/