Nehat Thaçi flet për incidentin brenda Burgut të Dubravës

Një incident gjatë ditës ka ndodhur brenda hapësirave të Burgut të Dubravës deri sa po mbahej tubimi për të përkujtuar Masakrën e Dubravës e cila ndodhi 20 vite më parë.

Ish i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi ka filluar që të flasë duke kritikuar ish të mbijetuarit të tjerë.

Lajmin se një incident i vogël ka ndodhur brenda hapësirave të burgut të Dubravës e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaqi.

“Po ka ndodhur një incident. Ish i burgosuri Shefqet Kabashi e ka prishur rendin dhe qetësinë publike. E ka penguar rrjedhën e manifestimit i cili po mbahej për të shënuar përvjetorin e Masakrës së Dubravës dhe për këtë arsye kemi qenë të detyruar që të japim detyrë që i njëjti të largohet nga hapësirat e burgut”, tha Thaqi për KALLXO.com.

https://kallxo.com/i-mbijetuari-i-masakres-se-dubraves-largohet-me-force-nga-tubimi-perkujtimor/