Nehat Thaçi Dërgohet në Beograd

Drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, pas mesditës është dërguar në Beograd.

Vladimir Stanojeviq, zëdhënës i gjykatës së Nishit tha për BIRN se Thaçi është dërguar për në Beograd për t’u marrë në pyetje nga prokuroria speciale për krimin e organizuar.

Burime nga gjykata në Nish thanë për BIRN se Thaçi tashmë ka të angazhuar një avokat mbrojtës i cili është duke e mbrojtur në këtë çështje.

Në Beograd brenda 48 orëve Thaçi pritet të dalë para gjykatësit hetues të gjykatës speciale në Beograd i cili do vendosë për masat e mëtutjeshme.

Nehat Thaçi është arrestuar sot pas mesnatës në kufirin Kosovë- Serbi, te Dheu i Bardhë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga gjykata në Nish.