Nehat Idrizi Kërkon më Shumë Gjyqtarë

Në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore që ka nisur punimet sot në Prishtinë, Kryesuesi i KGJK-së Nehat Idrizi kërkoi më shumë gjyqtarë për Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Idrizi tha se për t’u përballur me lëndët e vjetra, Gjykatës së Apelit i duhen edhe 15 gjyqtarë, ndërsa më shumë gjyqtarë tha se i nevojiten edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Idrizi e konsideroi sukses të gjyqësorit zgjeddhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në bazë të marrëveshjes së drejtësisë të arritur në Bruksel.

Ai tregoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti gjykatat shënuan suskes në zgjidhjen e lëndëve të vjetra, duke zgjidhur më shumë lëndë sesa ato të pranuara gjatë kësaj periudhe.

Idrizi tha se gjyqësori kosovar ka rritur transparencën duke publikuar online më shumë aktgjykime të plotfuqishme.