Gjykimi i Pjetër Nrecajt për lëndim të lehtë trupor (22 janar 2019). Foto: Kallxo.com

Neglizhenca e drejtësisë: Vrasësi i Valbona Nrecajt gjykohet për shuplakën ndaj saj

Dy muaj e gjysmë pasi është dënuar për vrasjen e gruas dhe vajzës, Pjetër Nrecaj erdhi sërish në gjykatore, për t’u përballur me një akuzë tjetër.

Akuzën me të cilën u përball sot, ai e dëgjoi në sallën e njëjtë nga e cila Nrecaj më 2 nëntor kishte dalë me 24 vjet burg mbi kurriz.

E përbashkëta tjetër është edhe viktima ndaj të cilës ai i ka konsumuar veprat penale: gruaja tij, tashmë e ndjerë, Valbona.

Më 7 gusht të vitit të kaluar, Pjetër Nrecaj, e kishte qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan dhe vajzën e tij.

Në gjykimin e sotëm, ku u soll i prangosur, ai u përball me akuzën për rrahje të gruas, incident që kishte ndodhur në maj të vitit të kaluar, 3 muaj para vrasjes.

Kur doli para gjykatës për t’u përgjigjur për veprën, Nrecaj pranoi fajësinë.

Gjykimi i Pjetër Nrecajt për lëndim të lehtë trupor. Foto: Kallxo.com

“Unë e pranoj që e kam goditur Valbonën. Jam penduar dhe i pata kërkuar falje dhe të nesërmen kam dashur ta dërgoj te mjeku, por ajo ka refuzuar”, tha i akuzuari Nrecaj.

“Të nesërmen pasi kam dalë nga shtëpia, kishte ardhur nëna dhe vëllai i saj, e kanë marrë Valbonën dhe e kanë dërguar në spital, pastaj më ka thirrë Policia dhe jam dërguar një muaj në paraburgim”, deklaroi Pjetër Nrecaj.

Për këtë incident, ai e bëri me përgjegjësi vëllain e ish-gruas.

Gjykimi i Pjetër Nrecajt për lëndim të lehtë trupor. Foto: Kallxo.com

“Shkaktar rastit ishte vëllai i saj dhe se nuk është e vërtetë çka flasin mediat, sepse asnjëherë skam pasur probleme me familje”, tha Nrecaj.

Prokuroria me përfaqësuesen e aktakuzës prokuroren Mone Syla, pretendon se në maj të vitit 2018, Nrecaj e kishte kapur për flokësh tani të ndjerën Valbona, duke e goditur në fytyrë.

https://kallxo.com/vrasja-ne-gjakove-ky-ishte-burimi-i-konfliktit-te-qiftit-nrecaj/

Në gjykimin e sotëm mbrojtësi i të akuzuarit Nrecaj avokati Afrim Radoniqi kërkoi nga gjykata që t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese, ndërsa prokurorja Mone Syla duke mos e kundërshtuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari, kërkoi nga gjykata që ai të dënohet sipas ligjit.

Pas kësaj, gjyqtarja e këtij rasti Diana Sina, duke mos e refuzuar pranimin e fajësisë, caktoi ditën e nesërme për shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Pjetër Nrecaj për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

https://kallxo.com/pjeter-nrecaj-neser-ne-gjyq-per-vrasjen-e-bashkeshortes-dhe-vajzes-se-tij/

Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe vajzës  së tij 9 vjeçare, pasi që Prokuroria Themelore në Gjakovë me përfaqësuesin e aktakuzës prokurorin Agron Matjani, kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

https://kallxo.com/tragjedia-ne-gjakove-denim-me-24-vite-burgim/

Nrecaj ishte deklaruar i fajshëm para gjyqtarit Gëzim Pozhegu.

Në deklaratën e tij Nrecaj, kishte thënë që i vie keq për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, duke mohuar se ka pasur për qëllim kryerjen e vrasjes.

https://kallxo.com/pjeter-nrecaj-pranon-fajin-per-vrasjen-e-gruas-dhe-vajzes-dhe-pendohet/

https://kallxo.com/pjeter-nrecajt-i-vjen-keq-per-vrasjen-e-gruas-dhe-vajzes/

Për vrasjen e Valbona Nrecaj dhe vajzës së saj, të qëlluara për vdekje mbrëmjen e 7 Gushtit, më pastaj ka pasur protesta thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, vrasje kjo që e kishte tronditut Gjakovën.

https://kallxo.com/foto-proteste-ne-gjakove-per-nenen-dhe-te-bijen-e-vrare-ne-brekoc/

https://kallxo.com/tragjedia-qe-tronditi-gjakoven-midis-ligjit-e-kanunit/