Në Vlorë gjenden tre makina në det

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës janë gjetur tre makina në det.

Ende nuk dihet arsyeja, por njëra nga automjetet ka karel që tërheq mjetet lundruese detare.

Policia e Vlorës dhe kufitare ndodhet në vendngjarje.

Sipas Top Channel, makinat dyshohen se kanë ngecur pasi kanë tentuar të tërheqin një gomone.