Foto: Ilustrim

Në Vërmicë arrestohet shtetasi shqiptar i kërkuar në Gjermani për vjedhje

Policia kufitare e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi ndaj tij kishte urdhër arrest ndërkombëtar.

Personi në fjalë është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës dje rreth orës 08:20.

I dyshuari kërkohet nga shteti i Gjermanisë për veprën penale – vjedhje e rëndë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.