Në valën e pandemisë prill-qershor, rritet konsumi i rrymës

Në tre muajt prill-qershor të sivjetmë, në valën e  pandemisë, konsumi i energjisë elektrike u rrit për 0.4 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa Kosova më shumë eksportoi rrymë se sa importoi.

Për tre muajt prill-qershor rreth 1.96 milionë tonë thëngjill dh u prodhuan rrymë mbi 1 mijë e 600 GWh bruto energji elektrike.

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 (TM2 2020) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.96 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 512.0 GWh, dhe në hidrocentrale është rreth 100.2 GWh”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se sa u përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, Kosova ka importuar 509.4 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 643.1 GWh energji elektrike.

Ndërkaq, sasia e energjisë elektrike për konsum, në këtë tremujor, ishte 1 043.8 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 0.4 për qind.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit, “Bilancin i Energjisë” për TM2 2020.