Në Stamboll do të përsëriten zgjedhjet

Komisioni qendror i zgjedhjeve të Turqisë sot urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll, ku fitoi opozita.

Turqia ka pranuar kërkesën e partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili ka kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të marsit, njoftojnë mediat turke.

Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) bëri thirrje për një votim të ri për shkak të parregullsive të supozuara gjatë zgjedhjeve të 31 marsit.

“Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten,” shkroi në Twitter përfaqësuesi i AKP në komisionin zgjedhor./21Media