Ilustrim

Në Shirokë të Suharekës i digjet vetura para shtëpisë

Një person nga fshati Shirokë i Komunës së Suharekës ka raportuar në Polici se dy të dyshuar të rinj ia kanë vënë zjarrin veturës së tij e cila ishte e parkuar afër shtëpisë së viktimës.

Siç bën të ditur Policia, vetura e djegur ishte me targa vendore dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se  afër shtëpisë së tij, i është djegur vetura e tij BMË me targa vendore. Sipas viktimës dyshohet se dy persona të moshës së re, ia  kanë vënë zjarrin veturës. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.