Ilustrim: Drogë e konfiskuar në një aksion të mëhershëm të Policisë - Foto: Policia e Kosovës

Në Shipol të Mitrovicës arrestohen katër të dyshuar, u kapën me drogë dhe armatim

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në Shipol të Mitrovicës, pasi janë kapur me substanca të dyshuara narkotike.

Siç ka njoftuar Policia dy nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, kurse dy të tjerët shtetas të Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarve u është gjetur një sasi rreth 6 kilogramë drogë e llojit marihuanë.

Po ashtu Polica bën të ditur se me urdhër të gjykatës janë bastisur edhe dy lokacione të dyshuara ku janë gjetur dy pushkë automatike me 34 fishek dhe një pistoletë me 5 fishekë.

“Janë arrestuar  katër të dyshuar meshkuj shqiptar – dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në dy vetura të tyre, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë  5 905 gram. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur dy lokacione, me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar: 2  pushkë automatike  me 34  fishek, si dhe 1  pistoletë me 5  fishek”, njofton Policia e cila bën të ditur se me urdhër të prokurorit , të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.