Minire Begaj, kryesuese e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale
Në shifra, sa persona aplikuan dhe save i njihet statusi i viktimës seksuale të luftës?
Vitin e kaluar është hapur për herë të parë mundësia që personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të aplikojnë për të marrë status të veçantë në Kosovë dhe për të gëzuar pension.
Jeta në Kosovë ka organizuar debat lidhur me procesin e njohjes së këtyre statuseve për të cilët ka pasur ankesa në vonesa të trajtimit të lëndëve.
Minire Begaj, kryesuese e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka treguar shifrat e punës së këtij komisioni.
Ajo ka thënë se puna në këtë komision është ndjeshme dhe nuk duhet të merret me nguti.
“1 mijë e 53 raste kanë aplikuar, 384 raste i njohim statusin. Nuk është e lehtë me vendosë për një lëndë. Secili rast është unik dhe e don kohën për t’u shqyrtuar. Tash jemi duke i trajtuar rastet e qershorit. Shumica e lëndëve trajtohet dy e më shumë herë, për një document mund të kërkohet, ose komisioni konsideron që palën duhet ta thërrasim në intervistë e të tjera. 142 raste janë refuzuar”, tha ajo.
Ajo tutje ka shpjeguar se si vjen një lëndë aplikimi deri te ky komision dhe veprimet që i merr paneli për ta vërtetuar pretendimin e palëve.
Deklaratën e plotë të Begajt mund ta ndiqni në linkun më poshtë: