Foto: Ilustrim

Përfshihen nga Zjarri një Veturë dhe Traktor

Një person ka raportuar në polici se vetura dhe traktori i tij janë përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit policor, mëngjesin e kaluar rreth orës 07:00 në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, një veturë dhe një traktor në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri.

Policia ka raportuar se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk është raportuar për të lënduar.