Në Ranillug kapet traktori me mallra të kontrabanduara

Në fshatin Korminjan të Komunës së Ranillugut, njësitë përkatëse të policisë kanë vërejtur një traktor me rimorkio të ngarkuar me mallra komerciale, i cili ka kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë.

I dyshuari i panjohur ka braktisur traktorin.

Traktori së bashku me mallrat është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme, me urdhër të prokurorit