Foto-ilustrim

Në Prizren një i plagosur me armë zjarri

Policia njofton se mbrëmë në Prizren është arrestuar një i dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime në gju dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

”Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë dhe 2 gëzhoja”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /21Media