Zëvendës Ministri i Punëve të jashtme, Gjergj Dedaj. Foto: Facebook

Në pritje të punës së re, Gjergj Dedaj ofendon kritikët

Në pritje të punës së re, në ditën e parë të javës, Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, është marrë me të gjithë ata që e kanë mbajtur në thumb të kritikave javëve të fundit.

Në një koment në Facebook, me plot gabime drejtshkrimore, të shoqëruar me një fotografi duke gjerbur një kafe ulur në një lokal të Prishtinës, Dedaj ka kërkuar nga kritikët që “ta shohin vetën në pasqyrë” ndërkohë që ka përdorur terme të ndryshme ofenduese ndaj tyre.

“Vazhdoj ne MPJ, ne pritje te misionit te rinj, ne Shkup! Nuk po me pihet kafja, kur po degjoje çfare “burrash te kombit” po kerkojne shkarkimin tim…e spo dij se a e shofin veten ne pasqyre ata tugjare lopesh, pronare kepurdhash, (b)analist, “deputet” turpi e “gazetare” mercenare?!”, ka shkruar Dedaj.

Vendimi i javës së kaluar i Presidentit Hashim Thaçi që ta dekretojë për postin e Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, në bazë të propozimit të ministrit të jashtëm Behgjet pacolli, ka ngjallur kritika të shumta në opinion.

https://kallxo.com/zyrtare-gjergj-dedaj-emerohet-ambasador-ne-maqedoni-dokument/

Javë më parë ai ishte kritikuar edhe për qëndrimin e tij ndaj Turqisë, por më pas ai ishte tërhequr nga këto deklarata.

https://kallxo.com/gjergj-dedaj-kosova-nuk-eshte-vilajet-turk/

https://kallxo.com/gjergj-dedaj-levdon-turqine/

https://kallxo.com/haradinaj-denon-deklaratat-dhe-gjuhen-fyese-ndaj-turqise/