Në Pritje për ‘Reflektim’

Qeveria e Kosovës në vitin 2015 mori disa vendime, efektet e të cilave nuk janë të menjëhershme, por në pritje të reflektimit në vitet në vijim.

Ndër vendimet të cilat mund të përmenden është ligji për pakon e re fiskale dhe lirimet e caktuara fiskale për bizneset në këtë pako, me qëllim të zhvillimit dhe mëkëmbjen e tyre.

Këtu vlen të përmendet lirimi nga TVSH-ja në importimin e makinerive dhe linjave të prodhimit për të nxitur prodhimtarinë në vend, të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, përgjysmimin e TVSH-së, për artikujt esencialë.

Por e gjithë kjo reformë, në indeksin e çmimeve ndikoi vetëm në 0.5 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Falja e rreth 680 milionë eurove borxhe të bizneseve dhe qytetarëve në bazë të ligjit për faljen e borxheve, stimulim tjetër i qeverisë duk i kushtëzuar që të shlyejë borxhin nga vitin 2009 e këndej.

Pasi që bizneset dhe qytetarët të shlyejnë obligimet e tyre, dhe duke qenë se me nënshkrimi i marrëveshjes për stabilizim Asociim (MSA) të hyrat në kufi do të bien, ato duhet të kompensohen me të hyrat vendore.

Për luftimin e ekonomisë joformale, rrugë tjetër ishte stimulimin e qytetarëve për grumbullimin e kuponëve fiskal, në kompensim të sasisë së caktuar të hollave si shpërblim sipas grupeve të përcaktuara në një anë dhe edukimin e qytetarëve që të marrin kuponin fiskal anën tjetër.

Vendimi për rritjen e pensioneve kontribut-paguesve qe do t’i kushtojë buxhetit të kësaj kategorie edhe 23 milionë euro më shumë, ku prej janarit të këtij viti, pensioni bazë i kontribut-paguesve do të jetë 158 euro në rritje të mirëqenies për moshat e shtyra.