Në Prishtinë theret një person me thikë, pëson lëndime të rënda trupore

Sot në Prishtinë ka ndodhur një përleshje në rrugën “Ahmet Krasniqi”  në të cilën një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e therjes me thikë.

Këtë e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Rajonit të Prishtinës.

Ajo ka treguar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Policia, sipas saj, ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

“Sot rreth ores 16:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Ne këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore(nga arma e ftohtë -thikë). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor qendra kanë arritë të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim te tyre”, ka thënë Florie Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Rajonit të Prishtinës.