Në Prekaz, në Ditën e Pavarësisë

Qytetarë nga të gjitha vendet e Kosovës kanë vizituar memorialin e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Përveç nga Kosova, në Prekaz kishte pasur edhe vizitorë nga Shqipëria.

Një grup ushtarakësh nga Vlora kishin ardhur në Kosovë për të festuar pavarësinë e Kosovës ku edhe kishin vizituar edhe Prekazin.

Ky grup ushtarakësh, që ishin të shtyrë në moshë kishin përgatitur edhe një këngë për komandantin legjendar, Adem Jashari.

Sot gjatë ditës është parë që Prekazin e kanë vizituar edhe shumë të rijnë, të cilët e shohin Adem Jasharin si hero të tyre.

“Kam ardhë me vizitu Prekazin sepse heroi ynë, Adem Jashari ka luftuar për vendin e tij”, tha 8 vjeçari Eduar Gjinovci i cili si dëshirë në 10 vjetorin e Pavarësisë ka rregullimin e parqeve ku do t’i mundësonte të rinjve për të luajtur./RTV21