Në Mitrovicë semaforët nuk funksionojnë (VIDEO)

Komuna e Mitrovicës prej vitesh po përballet me problemin e mos funksionimit të semaforëve në rrugët e qytetit. Qytetarët ankohen duke përmendur rreziqet e mëdha që shkakton mosfunksionimi i tyre.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se në projektet e vitit 2019 të komunës është funksionalizimi i semaforëve të cilët janë të vendosur në disa rrugë të qytetit.