Në Mbledhje Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen e saj para 20 minutash për ta caktuar seancën e re të Kuvendit dhe pikat e rendit të ditës së saj.

Në fillim të mbledhjes kur mediat u lanë për të marrë pamje dhe fotografi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli lexoi pikat e rendit të ditës të mbledhjes së kryesisë.

Në mbledhje po merr pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e “Vetëvendosjes Aida Dërguti.

15:13

Mblidhet Kryesia e Kuvendit për Seancën e Re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot pasdite për ta caktuar datën dhe rendin e ditës për seancën e ardhshme.

Në mesin e 15 pikave të rendit të ditës për seancën e ardhshme është përfshirë edhe miratimi në lexim të dytë i buxhetit për vitin 2016.

Seancës së ardhshme do t’i mungojnë shtatë deputetë të opozitës për shkak të masave të sigurisë që gjykata ka vendosur ndaj tyre.

Donika Kadaj e Albin Kurti janë në paraburgim, ndërsa Ismajl Kurteshi, Fisnik Ismaili e Haxhi Shala janë vënë në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, ndaj dy deputetëve të tjerë të arrestuar gjatë ditës së sotme, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, pritet që gjatë ditës gjykata të marrë vendim për masën e caktuar.