Në maj hapet kufiri Kosovë-Shqipëri

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se gjatë muajit maj do të hapet kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Brenda majit do të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë. Nuk mund të jap një datë të saktë por brenda majit shqiptarët e Kosovës do të mund të hynë në Shqipëri”, tha Rama në T7.

Kufiri në mes dy shteteve ishte mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19.