Foto: Ilustrim

Në Llukar gjendet një kafkë, dyshohet se është nga koha e luftës

Në fshatin Llukar të Prishtinës, një person ka raportuar se në një rrugicë në një pyll ka gjetur një mbetje mortore, kafkë, e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:45, ndërsa sipas njoftimit të Policisë, vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.