Ilustrim

Në Kçiq të Mitrovicës arrestohet një i dyshuar për kanosje

Policia në Mitrovicë mëngjesin e sotëm, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi në fshatin Kçiq i Vogël të Mitrovicës.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra për informim e Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës kjo bastisje ishte bërë mbi bazën e informacionit dhe dëshmive të arsyeshme që kishte pasur paraprakisht policia.

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar R. M., 30 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën.

Pas procedurave intervistuese i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’ dhe ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’.