Në Istog mbahet 'Festivali i Peshkimit dhe Gatimit'

Kompania “Trofta” dhe klubet e Peshkimit në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës organizojnë “Festivalin e Peshkimit dhe Gatimit”.

Festivali është i karakterit garues dhe ka për qëllim promovimin e sportit të peshkimit.

Pjesëmarrës në këtë garë e cila organizohet për herë të parë janë klubet e peshkimit, shoqëria civile, dhe pjesëmarrës nga biznesi, të cilët e kanë pasion këtë sport.

Ky festival mbahet për herë të parë në Kosovë dhe pretendon te jetë tradicional. Festivali mbahet sot në ambientet e restorantit “Trofta” në Istog.