Në Grafit Zgjedhja e Thaçit President

Vizatuesi i grafitit që nuk deshi të identifikohej, e shpjegoi shkurt për KALLXO.com atë që edhe shihej në grafit.

“Aty shihet një njeri me gaz-maskë edhe me dy alltia, tu e mbajtë ni poster të Thaçit me mbishkrimin President që pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat që kenë ai u zgjodh President(dhunshëm),” tha vizatuesi.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj, tregoi veprimet që ndërmerr policia si për këtë grafit, ashtu edhe për të tjerët që u shfaqën më herët në Pejë.

“Për të gjitha grafitet policia del në vend të ngjarjes. Ato iniciohen si raste dhe hetohen,” tha Ibraj.

Hashim Thaçi u zgjodh dje President pas raundit të tretë të votimit me 71 vota për, e asnjë kundër, ndërsa dhjetë fletëvotime u konsideruan të pavlefshme.

http://kallxo.com/live-zgjedhja-e-presidentit/

Gjatë mbajtjes së seancës, opozita u mundua ta pengojë zgjedhjen e Thaçit President, duke aktivizuar lotsjellës në sallë dhe mbajtur protesta jashtë objektit të Kuvendit.

Pas zgjedhjes së Presidentit, simpatizantë të PDK-së festuan në sheshet e Prishtinës, ndërsa mediet raportuan edhe për të shtëna me armë në shenjë gëzimi.

Edhe më 12 janar po në Pejë Thaçi ishte paraqitur në një grafit i zhveshur, duke i kërkuar Presidentes Jahjaga t’ia lirojë vendin.

http://kallxo.com/grafiti-thaci-ne-kerkim-te-hyrjes-ne-presidence/

Po ashtu më 8 janar në këtë qytet u vizatuan në grafit liderët Isa Mustafa, Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

http://kallxo.com/mustafa-veseli-e-thaci-ne-grafit/

Në një grafit tjetër në Pejë u ironizua edhe me një deklaratë të kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Livadhet e Pejës: Simbol i Virgjërisë së Munguar

Grafite në fillim të këtij viti pati edhe në Prishtinë.

Më 7 janar kryeparlamentari Kadri Veseli u krahasua me një personazh të një filmi me mafiozë.

http://kallxo.com/pas-jahjages-grafite-edhe-per-veselin/

Në Pejë e Prishtinë u shfaqën këtë vit edhe grafite ku Kryeministri Mustafa dhe Presidentja Jahjaga u shfaqën në mënyrë të papërshtatshme.

[interaction id=”56d1c3dbac5895475cb74f0e”]