Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Në Gjykatën e Gjakovës greva e avokatëve shtyn 8 seanca

Për shkak të mungesës së avokatëve, të cilët kanë respektuar vendimin e Odës së Avokatëve të Kosovës për bojkot të përgjithshëm, në Gjykatën e Gjakovës nuk janë mbajtur 8 seanca.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtari për informim i Gjykatës, Lekë Muqaj.

Ai tha se këto të dhëna i përkasin ditës së sotme, 10 janar 2019.

Nga këto 8 seanca, 5 prej tyre janë civile dhe 3 penale.

Ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë janë mbajtur gjithsej 12 seanca, të cilat i përkasin materieve të ndryshme e për të cilat nuk ka qenë pengesë procedurale mosprezenca e avokatëve.

Në degën e Gjykatës në Rahovec nuk është mbajtur asnjë seancë. 4 seancat e parapara janë shtyrë për mungesë të prezencës së avokatëve në procedurë.

Ndërkaq në degën e Gjykatës së Gjakovës në Malishevë janë shtyrë 5 seanca për mungesë të prezencës së avokatëve në procedurë.

Megjithatë, në degën në Malishevë janë mbajtur 8 seanca penale për të cilat nuk ka qenë pengesë procedurale mosprezenca e avokatëve.