Nga një aksion i transmetuar në Rubrikën 'Policia' të 'Drejtësisë në Kosovë"

Në Gjilan Policia Thyen Rekordin në Konfiskim të Drogës

Në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” pasditen e së premtes policia ka konfiskuar sasisë më të madhe të drogës të kontrabanduar gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për 240 kilogramë marijuanë, e cila kishte për destinacion Zvicrën.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga prokurori për krime të rënda në rajonin e Gjilanit Agron Uka.

“Për këtë rast janë arrestuar tre persona, dyshojmë se  droga është nisur nga Fushë-Kosova në Gjilan e nga aty për në Zvicër” ka thënë Uka.

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga Policia e Kosovës kjo sasi është sasia më e madhe e narkotikëve e zbuluar gjatë vitit 2016.

Në një rast tjetër të ndërprerjes së drogës së llojit heroinë që ishte planifikuar të shkonte drejt Zvicrës, personi me inicialet G.R. u dënua nga Gjykata Themelore në Ferizaj me 7 vjet e gjashtë muaj burg dhe 25 mijë euro gjobë.

https://kallxo.com/burg-dhe-gjobe-per-7-5-kilograme-heroine/

Edhe Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 nëntor dënoi tre persona me burg e gjobë e konfiskime të disa mjeteve.

https://kallxo.com/burg-gjobe-dhe-konfiskime-per-56-kilograme-marijuane/

Më 26 nëntor, “Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën “Policia” shfaqi pamje dhe deklarata të policisë se si u shkatërrua një rrjet rajonal i drogës.

https://kallxo.com/fundi-rrjetit-te-droges-shqiperi-kosove-serbi/

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar për konfiskim droge në Kosovë.