Parku i Gërmisë | Foto: KALLXO.com

Në Gërmi gjatë ditës mund të shkoni vetëm me autobusët e trafikut urban

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme me rastin e 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën që shpie për në Parkun e Gërmisë, përveç autobusëve të Trafikut Urban të linjës 4, Policisë, KFOR-it, EULEX-i dhe automjeteve tjera emergjente.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Më 1 maj do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NPL “Trafiku Urban”, linja 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së  Inspeksionit dhe automjeteve emergjente, për nder të Ditës Nd\ërkombëtare të Punës – 1 Maji.

Ndalesa do të vlejë për rrugët në drejtim të parkut “Gërmia”, ndërsa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofilia”, “Tauk-Bahqe” dhe restoraneve – villat “Gërmia” , “Freskia” dhe “Lira” , do të jetë kryqëzimi i rrugëve “l Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqatizi”; kryqëzimi I rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”;

– Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia” deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPL “Trafiku Urban”, linja 4.

Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit gjatë ditës do të:

– parandalojnëe shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen –  shërbimin ndaj qytetarëve;

– organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.