ARKIV - Homazhet në nderim të Astrit Deharit - Foto: KALLXO.com

Në Fund të Javës Rezultatet e Autopsisë së Deharit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha, pret që rezultatet e autopsisë që do të tregojnë shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit të dalin deri në fund të javës.

“Po i presim rezultatet e autopsisë  dhe ekspertizat e dërguara në laboratorin e forenzikës. Pritet që deri në fund të javës të dalim me rezultate preliminare,” tha Hoxha për KALLXO.com.

Hoxha tregoi gjithashtu që “jemi shumë afër në lidhje me mbledhjen e provave dhe fakteve tjera në lidhje me këtë rast”.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa autopsia e tij u krye dy ditë më pas.

Gjatë Autopsisë edhe Mjekë të Caktuar nga Familja Dehari

Ai po mbahej i paraburgosur nën dyshimin për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.

Sylë Hoxha, vdekjen e Deharit e cilësoi të dyshimtë, ditën kur ajo ndodhi.

Sylë Hoxha: E Dyshimtë Vdekja e Deharit