Në fshatin Gjonaj thyhet dera e tyrbes

Në fshatin Gjonaj të Prizrenit, persona të panjohur kanë thyer tyrben.

Siç bën të ditur Policia tyrbes i është thyer dera, por nuk është vjedhur asgjë.

Rasti sipas Policisë është duke u hetuar nga njësitë relevante, por nuk raportohet për të dyshuar, apo të arrestuar.

“Në fshatin Gjonaj të Prizrenit, me 31.08.2018 rreth orës 09:00, viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur kanë  thyer një tyrbe”, njofton Policia.

Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se përveç derës së thyer nuk është vjedhur asgjë nga të dyshuarit.

“Sipas njësisë policore, është konstatuar se nuk është vjedhur asgjë, vetëm se është thyer dera e hyrjes. Rasti nën hetime”, përfundon njoftimi i Policisë.