Përmbytjet në Shqipëri - Foto: Rtv21

Në Fier Evakuohet Familja e Bllokuar nga Uji

Policia shqiptare i ka dalë në ndihmë një familjeje 9 anëtarëshe, e cila kishte mbetur e bllokuar nga uji.

Pas evakuimit, Policia ka transportuar për në spitalin rajonal të Fierit kryefamiljarin së bashku me bashkëshorten, të cilët kishin probleme me shëndetin edhe më parë.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të grupit të specializuar të Forcave të FNSH-së Shkodër, i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, u bë e mundur që në fshatin Darëzezë, të evakuohej e gjithë familja si dhe dërgimi në spital i kryefamiljarit së bashku me bashkëshorten”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t’u sistemuar në ambient të sigurt.