Delegacioni i komunës së Vitisë dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve para Memorialit 'Kerem Lawton', Foto: Facebook/Komuna e Vitisë

Në Ditën e Lirisë së Shtypit, përkujtohet gazetari Kerem Lawton

Një delegacion i komunës së Vitisë, në krye me kryetarin, Sokol Haliti dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton” nga Vitia, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton në Viti.

Ish-gazetari i ‘Associated Press’ Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin në Maqedoni, me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni. 

Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë e çmon lartë punën e Klubit të Gazetarëve në Viti, duke potencuar se kjo komunë do të vazhdojë të bashkëpunojë me këtë klub i cili për vite me radhë po merret me aktivitete për shënimin e kësaj dite të rëndësishme për lirinë e shtypit.