Foto: Ilustrim
Në BKT Dyshohet se Janë Grabitur 9,000 Euro
22.7.2016 - 11:28
Grabitësit e maskuar dhe të armatosur, të cilët dje pasdite grabitën filialin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në lagjen Dardania të kryeqytetit, dyshohet se kanë grabitur rreth nëntë mijë euro, njofton sot Policia e Kosovës.
Punëtori i sigurimit të bankës kishte raportuar për grabitjen nga persona të maskuar, të armatosur dhe me rroba të zeza, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia njofton se janë ndërmarrë veprime dhe plane konkrete për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti.
KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë grabitje në qendër të Prishtinës.
http://kallxo.com/grabitje-e-armatosur-ne-banken-bkt-ne-dardani/