Ilustrim

Në Badovc sot mbahet 'Lake Festival'

Në kuadër të projektit “Improved Waste Management for Improved Water and Environment Protection”,  Let’s Do It e mbështetur nga Ambasada Kanadeze dhe Qeveria e Kosovës organizon “Lake Festival” i cili do të mbahet në Badovc.

Përveç ekipit të Let’s Do It Kosova, në Festival merr pjesë Ambasadori i Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksymiuk, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe zyrtarë tjerë nga MMPH, nxënësit e shkollës “Filip Shiroka” nga Slivova dhe nxënësit nga paralelja e ndarë e fshatit Llajshec, si dhe vullnetarë të tjerë

Aksion pastrimi, diskutim i hapur me nxënës mbi tema mjedisore, lojëra, debat, argëtim, janë disa nga aktivitetet përcjellëse të festivalit.

Ky festival ka për qëllim promovimin e rëndësisë së kujdesit ndaj ujërave si dhe në të njëjtën kohë të shtojë kujdesin ndaj biodiversitetit të ekosistemit ujor.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në Festival, Let’s Do It i njofton se një autobus pa pagesë do të bëjë transportin e tyre. Autobusi do të vendoset afër “Hotel Grand” në ora 09:30 dhe do të niset në ora 10:00 për në Badovc.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!