Fotografi nga ndotja e ajrit në Prishtinë

Ndotja në Sytë e Qytetarëve (FOTO)

Qytetarët kanë dërguar dhjetëra fotografi në KALLXO.com te cilat pasqyrojnë nivelin e ndotjes në Prishtinë.

Shtëpi dhe objekte të ndryshme nëpër kryeqytet shfaqen teksa lirojnë tym të dendur nga oxhaqet e tyre.

Kohëve të fundit Kosova është përballur me një nivel alarmant të ndotjes së ajrit, me theks në kryeqytetin me rajon.

Në këtë fotogaleri mund të shihni ‘kontribuesit’, e ndotjes së ajrit duke liruar tym si dhe disa nga përgatitjet për ndezje të qymyrit.

Lidhur me këtë problematikë, udhëheqja e Prishtinës sot ka marrë vendim për ndalim të shitjes së qymyrit në Prishtinë.