Ndjekja penale e Boris Johnson

Gjykata ka vendosur që akuza kundër Boris Johnson duhet të shkojë në gjyq dhe të gjykohet.

Akuza është keqpërdorim i detyrës zyrtare. Rasti i akuzës është se Johnson “vazhdimisht gënjeu dhe mashtroi publikun britanik, sa i përket kostos së anëtarësimit në BE, duke deklaruar shprehimisht, duke miratuar ose duke konkluduar se kostoja e anëtarësimit në BE ishte 350 milionë funte në javë”.

Johnson është i pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia për ndonjë krim, dhe ajo që llogaritet si keqpërdorim i detyrës zyrtare është një nga çështjet që avokatët janë duke debatuar. Do t’i lihet gjykatës të vendosë se çfarë do të thotë shkelja dhe jurisë të vendosë nëse Johnson është fajtor.

Ajo që ne dimë është se Johnson dhe të tjerët kanë keqinterpretuar se sa para Mbretëria e Madhe do të dërgojë në BE. Full Fact vazhdimisht ka bërë kontrollimin e fakteve të pretendimeve për tarifën e anëtarësimit në BE, gjatë fushatës së referendumit. Autoriteti i Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu bëri të qartë në maj të vitit 2016 se 19 miliardë funta ose 350 milionë funta në javë, “nuk është një shumë parash që Mbretëria e Bashkuar i paguan BE-së çdo vit”. Kur Johnson përsëriti se në Telegraf në shtator të vitit 2017, Autoriteti e përshkroi atë si “një keqpërdorim të qartë të statistikave zyrtare”.

Çfarëdo që të ndodhë në gjykatë, është fyese kur figurat e larta publike mashtrojnë pjesën tjetër të qytetarëve, dhe njerëzit janë të zemëruar për këtë.

Komiteti për Standardet në Jetën Publike zakonisht bënte një pyetësor të rregullt të qëndrimeve publike. Në vitin 2008, ai gjeti se “hendeku mes asaj që njerëzit mendojnë se politikanët duhet të bëjnë dhe çfarë ata mendojnë se bëjnë në praktikë, është shumë i madh në raport me të thënit e të vërtetës”.

76 për qind prej nesh kanë thënë se është shumë e rëndësishme që deputetët të tregojnë të vërtetën, por vetëm 26 për qind besuan se të gjithë ose shumica e deputetëve tregojnë të vërtetën.

Është e sigurtë të vihet bast se shqetësimi i publikut vazhdon: të dyja fushatat e referendumit i zhgënjyen votuesit, që nga fletëpalosjet e fushatës të dizajnuara me mashtrim, në disa nga argumentet e bëra nga secila anë.

Ne presim më shumë prej politikanëve tanë dhe disa politikanë duket se po nervozohen me këtë.

Sinqeriteti është njëra ndër shtatë principet e jetës publike: “Mbajtësit e pozitës në zyrën publike duhet të jenë të sinqertë.”

Në teori ne kemi shumë mënyra për të mbajtur këto principe pa i akuzuar njerëzit. Në praktikë, ata nuk janë duke bërë atë që duhet të bëjnë apo atë që u është dhënë respekti që iu duhet.