Foto: Komuna e Podujevës

Ndeshje mes veteranëve të futbollit për nder të ditëlindjes së Fadil Vokrrit

Të hënën, më 23 korrik, nga ora 16:30, do të zhvillohet ndeshja mes veteranëve të klubit “Llapi” të Podujevës dhe veteranëve të klubit “Prishtina”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, për nder të ditëlindjes së ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Kjo ndeshje mes veteranëve është organizuar nga klubi “Llapi”.

Foto: Komuna e Podujevës/Facebook