Ndërron numri i anëtarëve të delegacionit shtetëror nga rezoluta e PSD-së

Numri i përfaqësuesve të delegacionit shtetëror, propozuar në rezolutën e Partisë Socialdemokrate, brenda një javë ka pësuar ndryshime.

Ky numër nga 11 është rritur në 12.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri më 11 dhjetor në një konferencë për media ka deklaruar se delegacioni shtetëror është i përbërë nga 11 anëtarë, 6 nga koalicioni qeverisës 4 nga opozita dhe 1 përfaqësues i shoqërisë civile.

Ndërkaq, sot në seancën e Kuvendit ku u miratua rezoluta për dialogun, Ymeri tha se delegacioni përbëhet nga 12 anëtarë, 7 nga koalicioni qeverisës, katër nga opozita dhe një nga shoqëria civile.

Rritjen e numrit të anëtarëve, për KALLXO.com e ka konfirmuar Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.

“Është mendu me pas edhe një përfaqësues të komunitetit boshnjak, prandaj janë bërë 12” tha ajo për KALLXO.com.

Pak minuta më parë, me 59 vota për dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

https://kallxo.com/miratohet-rezoluta-e-psd-se-per-dialogun/