Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Ndërpritet seanca në gjykimin e avokatit, gjyqtarët duhej të shpallnin aktgjykimin në një rast tjetër

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Prishtinës në rastin e avokatit Haxhi Çekaj është ndërprerë për shkak se kryetarja e trupit gjykues dhe një anëtar i kolegjit duhej të shkonin në një proces tjetër për të shpallur aktgjykimin.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Çekaj në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën e Pejës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëme materiale personit tjetër, e ka mashtruar në kontinuitet të dëmtuarën M.I., nga data 06.01.2015 e deri në ditën e arrestimit të tij më 15.02.2017.

https://kallxo.com/avokati-haxhi-cekaj-arrestohet-gjate-pauzes-se-seances/

Sot, gjatë shqyrtimit gjyqësor u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitares e dëmtuara M.I.

Ajo u ballafaqua me pyetjet e avokatit Besnik Berisha lidhur me vërtetësinë e deklaratave të saj që gjenden në procesverbalet e mëhershme.

Më pas, seanca u ndërpre për shkak se kryetarja e trupit gjykues dhe një anëtar i kolegjit kishin agjendë të përcaktuar për të shpallur vendim gjyqësor në një rast tjetër penal.

https://kallxo.com/aktakuze-per-avokatin-e-dyshuar-per-mashtrim/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me rastin e ish-avokatit Haxhi Çekaj.