Mbetje mortore të gjetura në Gjakovë

Ndërpriten Punimet për Mbetjet Mortore në Gjakovë

Ulja e temperaturave ka ndikuar që të ndërpriten punimet për kërkimin e mbetjeve mortore në një zonë të Gjakovës ku dyshohet se janë varrosur të vrarë nga lufta e fundit.

Lajmin për ndërprerjen e punimeve e konfirmoi për KALLXO.com Arsim Gërxhaliu, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Gërxhaliu tregoi se me rënien e temperaturave është e vështirë qasja në vendin ku mendohet se mund të ketë eshtra njerëzish.

“Sipas të gjitha gjasave me këtë rënie të temperaturës, nuk besoj se do të mund t’i qasemi vendit deri në përmirësimin e kohës, ndoshta edhe deri në pranverë”, tha Gërxhaliu.

Mbetje mortore të së paku tre personave, janë gjetur ditëve të fundit në një lokacion në dalje të Gjakovës, në afërsi të zonës industriale që ndodhet rrugës për Prizren.

http://kallxo.com/gjenden-mbetje-mortore-te-tre-personave-afer-gjakoves/

http://kallxo.com/fotografi-nga-vendi-ku-u-gjeten-mbetje-mortore-afer-gjakoves/