Ndërprerja e Rrugës së Ekstremizmit

Në debatin e transmetuar të enjten u diskutua për ekstremizmin në Evropë, kosovarët që u janë bashkuar organizatave terroriste dhe edukimin e gjeneratave të reja që të mos marrin këtë rrugë.

Imami i Mitrovicës Ekrem Avdiu shpjegoi se prindërit ndonjëherë nuk janë në gjendje që t’i bindin fëmijët e tyre për të mos shkuar në luftën e Sirisë dhe sipas tij kur ta shohin se nuk mund t’i ndalin kërkojnë nga policia dhe institucionet e drejtësisë që ata t’i mbyllin në burg për të mos e marrë rrugën e terrorizmit.

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës Bahri Sejdiu dha këshilla për prindërit që nuk mund t’i bindin fëmijët për të mos u bashkuar luftërave të huaja. Tha se prindërit e tillë duhet kontaktuar një hoxhë, një njohës të mirë tëislamit për t’ua shpjeguar fëmijëve të tyre se terrorizmi nuk është baza ku ata duhet të qëndrojnë.

Sejdiu tha se ka një program për të rinjtë që të mos u adresohen këtyre grupeve terroriste.

Ardian Gola, sociolog e ligjërues në Universitetin “Hasan Prishtina” shkuarjen në luftërat e huaja e lidhi me nivelin e ulët të vetëdijesimit.

Deklaroi se klasës politike nuk i interson që të kenë një popullatë të shkolluar, sepse e kanë më të lehtë që të manipulojnë me ta.

“Kemi një nivel jashtëzakonisht të ulët të vetëdijes së qytetarëve, ky është problemi,” tha Gola në emision.

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) tregoi se ku e ka origjinën ekstremizmi i dhunshëm që po shihet tash.

“Në bazë të analizave qëi kemi bërë, ide ekstreme ka pasur në periudha të ndryshme, por kjo e tanishmja që tani më ballafaqohemi, kryesisht është vërejtur se burimin e ka në Egjipt,” tha Vrajolli.

Imami Ekrem Avdiu tregoi se para paraqitjes së ISIS-it së bashku me kolegët e tij kanë diskutuar rreth dukurisë së ekstremizmit të dhunshëm.

“ISIS-i është një manifestim, e para ISIS-it ka qenë Al-Qaeda.Gjithmonë gjatë historisë ka pasur ekstremizëm jo vetëm në fe, por edhe në veprimtari njerëzore, sepse çdo tejkalim është ekstremizem,” tha Avdiu.

Avdiu foli edhe për kërcënimet që ka marrë nga Lavdrim Muhaxheri nëpërmjet rrjeteve sociale.

“ Kërcenimet qëi kam marrë nëpër rrjete sociale nuk i kam marrë seriozisht, sepse akoma konisderoj se vendi ynë nuk është drejtëpërdrejt i rrezikuar nga ky lloj ekstremizmi,” tha Avdiu.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Bahri Sejdiu deklaroi se e kanë obligim t’u tregojnë të tjerëve se çfarëislami duhet të praktikojnë në jetë dhe se kanë marrë veprime për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet debateve me njerëzit.

Ervin Qafmolla, redaktor në BIRN tha se Kosova ka tentuar që të arrijë rekord evropian të atyre që po ndiqen nëpër gjykata.

“ Kemi mbi 50 persona që aktualisht janë në gjyq, një pjesë e madhe akuzohen për pjesëmarrje dhe organizim në organizata terroriste,” tha Qafmolla.

Qafmolla tregoi se gjatë punës së tij ka hasur në aktakuza me vetëm dy paragrafë dhe disa të tjera që u janë u janë përmbajtur dëshmive të personave që kanë qenë pjesë e grupeve terroriste.

“Ka pasur një dorëlëshim nga Prokuroria  për të etiketuar çdo terrorist, për çdo njeri që është kthyer e të cilët shumë prej tyre janë penduar se çfarë kanë parë atje,” tha Qafmolla.

http://kallxo.com/88-muaj-burg-per-tentative-te-shkuarjes-ne-siri/

Ekrem Avdiu tregoi se nga rrjedh edhe ideja që njerëzit t’u bashkohen luftërave dhe luftëtarëve të huaj.

“Ideja ushqehet në represion, është represioni që kësaj ideje të ekstremizmit i jep legjitimitet akoma më tepër brenda komunitetit, për arsye se ka prirje me u pozicionu karshi atyre qëi ka përpara,”shpjegoi Avdiu.

Avdiu më tej tha se myslimanët janë më së shumti të rrezikuar nga ISIS-i.

“ Pse po e them këtë është se ISIS-i islamin e rrezikon ma tepër, po them se nëse të gjithë këtu jemi myslimanë qoftë edhe në aspektin statistikor, me ardh ISIS-i me i thonë kon kishe pas qef me vra më së pari,me qenë na pengje, ja mu, ja Bahriun na kishin ekzekutu të parët,” tha imami Avdiu.

Avdiu, vlerësoi se sulmet në Bruksel nuk janë të rastësishme.

Mentor Vrajolli tha se personat  të cilët kanë shkuar në Siri nuk do të thotë që kanë qenë të ekstremizuar në pikëpamje religjioze. Sipas tij shumë prej tyre mund edhe të kenë shkuar për qëllime humane, pasi ka pasur thirrje globale, një keqkuptim që ka inspiruar individë të ndryshëm që të marrin pjesë.

“Me disa video tëcilat kanë qarkulluar në fillim të vitit 2014, të cilat kanë dalë nga ekstremistë shqiptarë thuhet se një pjesë e madhe e tyre kanë qenë të lajthitur, kanë shkuar me një qëllim tjetër dhe më të mbërritur atje kanë parë se shkuarja e tyre në fakt është një realitet që nuk e kanë paraftyruar,” shpjegoi Vranjolli.

E një vit më parë është ndalur uji në liqenin e Badovcit pas dyshimeve për një akt terrorist.

Qafmolla shpegoi se mediat “shpërthyen” fuqishëm duke viktimizuar edhe gazetën New York Times se disa terroristë kanë helmuar Liqenin e Badovcit, ndërsa këto fjalë sipas tij dolën nga një roje e liqenit që tha se të arrestuarit te ky liqen më duket se kanë ardhur të na helmojnë ujin, ndërsa kjo pastaj doli e pavërtetë.

http://kallxo.com/ndalet-uji-nga-badovci-pas-dyshimit-per-akt-terrorist/